Karta Mastercard e Parapaguar
Monedha: EURO
Limit Shpenzimi Ditor Online/Internet: 2500 Euro
Vlefshmëria e kartës: 5 Vite
Karakteristika dhe Avantazhe
- Limit Shpenzimi vjetor deri në 1’000’000 Lekë/ 10’000 Euro.
- 0 Komision mirëmbajtje.
- 0 Komision për blerje ONLINE dhe POS.
- E disponueshme menjëherë.
- Mundësi Rimbushje 24 orë në 7 ditë të javës.
- Përdorim në të gjitha monedhat.
- Kontroll mbi shpenzimet dhe lëvizjet e llogarisë.
- Bëni blerje kudo, në Shqipëri dhe jashtë vendit, në më shumë se 34 Milionë pikat me të cilat Mastercard dhe Visa kanë marrëveshje
Siguria
Falë pranisë së mikroçipit, Karta e Parapaguar është akoma më e mbrojtur nga mashtrimet dhe klonimi. Si rregull, në momentin që do të bëni një blerje, do t’ju kërkohet të shkruani kodin PIN për të përfunduar transaksionet për shumat mbi 20 €.
Transaksionet tuaja online bëhen akoma më të sigurta me modelet e sigurisë Mastercard SecureCode dhe Verified by VISA (VBV). Ju gjithmonë keni një nivel shtesë të sigurisë në sajë të një fjalëkalimi që ju zgjidhni dhe që do të kërkohet në kohën e blerjes nga dyqanet online.
Ndryshimi i PIN-it
Ju mund ta personalizoni PIN-in e kartës suaj Mastercard në të gjitha bankomatët (ATM) e bankës. Ndryshimi i kodit PIN për këto karta është falas.
Në rast se humbisni kodin tuaj PIN, riprintimi i tij prane degëve Credins është 2 Euro për kartat Mastercard dhe 200 Lekë për kartat VISA.
Më shumë:
Me Mastercard nga Credins Bank paguani përmes teknologjisë Contactless përmes të cilit mund të paguani pa bërë swipe kartën ose futjen e çipit. Për shuma deri në 20 euro, nuk keni nevojë të shkruani PIN-in tuaj.
Disa këshilla për kartat me parapagesë:
- Mbani PIN veças nga karta dhe mos e ndani atë më njerëz të tjerë.
- Gjithmonë kontrolloni shumën e shfaqur në POS përpara se të futni kodin PIN ose të nënshkruani faturën.
Në rast të humbjes ose vjedhjes së kartës suaj:
- Bllokoni atë sa më shpejt të jetë e mundur duke telefonuar numrat: 0800 22 73 ose +355 4 2274 777.
- Paraqituni në degën më pranë jush, raportini vjedhjen/humbjen e kartës dhe kërkoni një kartë të re.
Dokumentacioni i Nevojshëm:
- Kartë Identiteti
- Formular Rregjistrim (për klientët e rinj) ose përditësimi për klientët ekzistues.
- Formular i dorëzimit të Kartë dhe Kodit PIN.
- Kontrata e Kartës.
This post is also available in:
Produkte te Lidhura
Related Products
E-Banking
Lorem ipsum dolor sit amet, consectetuer adipiscing elit, sed diam nonummy
Lexo më shumë Read MoreKarte Krediti
Lorem ipsum dolor sit amet, consectetuer adipiscing elit, sed diam nonummy
Lexo më shumë Read MoreLlogari rrjedhese
Lorem ipsum dolor sit amet, consectetuer adipiscing elit, sed diam nonummy
Lexo më shumë Read More