Në kuadër të politikave të Përgjegjësisë Sociale, Credins Bank mbështet për të disatin vit rradhazi, Partners Albania for Change and Development në Konkursin Kombëtar “Ide të Gjelbërta 2017”. Konkurs ky, i cili, nëpërmjet ideve miqësore ndaj mjedisit, inkurajon nismat e bizneseve të reja.

Credins, mbështet këtë iniciativë e cila, sjell jo vetëm inovacion dhe zhvillim ekonomik por akoma më tej nxit përfshirjen sociale, punësimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm lokal. Përmes implementimit të këtyre ideve të reja ndërthurret më së miri mënyra e të bërit biznesi në Shqipëri duke ndërgjegjësuar qytetarët, shfrytëzuar burimet natyrore dhe duke kontribuar në nxitjen e turizmit vendas.

Idetë fituese të këtij konkursi ishin të fushave të ndryshme të biznesit. Gjatë dy ditëve të konkurimit, 22 pjesëmarrës, organizata të shoqërisë civile e sipërmarrje të biznesit të vogël prezantuan projekt – idetë e tyre përpara një jurie ekspertësh, e cila përzgjodhi tre idetë më të mira. Idetë fituese janë: 1) “Art Recycling”, e cila synon ngritjen e një biznesi të vogël për prodhimin dhe shitjen e objekteve/produkteve të ndërtuara me materiale të riciklueshme. Ideja synon gjithashtu krijimin e mundësive për të rinjtë që të trajnohen dhe të mësojnë artin përmes riciklimit, si dhe rritjen e ndërgjegjësimit të komunitetit për përdorimin e materialeve të riciklueshme. 2) “Prodhim dhe Tregtim produkte Aroma Therapy”, ideja e Aroma Therapy Albania, një biznes i vogël që synon të krijojë një linjë produktesh kozmetike aroma-terapike autentike shqiptare, të shëndetshme dhe pa kimikate, të prodhuara nga burime natyrore lokale. 3) “Sofra e Anéve, e cila synon të zhvillojë ture të turizmit të kulinarisë në Gjirokastër, duke u mbështetur në traditën e pasur të “gatimeve të shtëpisë” dhe produktet e kopështeve. Gjithashtu, nëpërmjet kësaj ideje synohet nxitja e prodhimit të produkteve bujqësore lokale, diversifikimi i shërbimeve turistike dhe rritja e punësimit.

This post is also available in: English

Credins në rrjetet Sociale

Banka Credins